Vjen në jetë bebushi, Afërdita Dreshaj publikon foton e parë si nënë (FOTO LAJM)

Afërdita Dreshaj kishte paralajmëruar pak ditë më parë se këtë javë me shumë mundësi do të vinte në jetë i vogli i saj. Dhe në fakt kështu ndodhi!

Mbremjen e djeshme Afërdita ka sjellë në jetë vogëlushin e saj dhe është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka ndarë vetë modelja përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto, në të cilën shihet përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Të njëtin imazh ka publikuar edhe bashkëshorti i saj, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë”.

E para që ka nxituar të uroj çiftin për bekimin e tyre të parë, është motra e Afërditës, Jehona.

“U bëra me nip për herë të dytë në më pak se një javë! Zemra ime është e mbushur plot! Urime Afërdita dhe Jakub”, ka shkruar ajo përkrah fotos së familjes më të re.

Kujtojmë se para pak ditësh Afërdita u bë edhe hallë për herë të parë, pasi vëllai i saj u bë baba i një djali. Ai vendosi që të voglin ta pagëzonte me emrin Martin, që për familjen Dreshaj është shumë domethënës.

Babai i ndjerë i Afërditës quhej Martin, ndaj vëllai i saj e pagëzoi të voglin me këtë emër. Ndërkohë ne mezi po presim të mësojmë se çfarë emri ka përzgjedhur modelja shqiptare për djalin e saj.


Shtuar 17.03.2021 08:59