Vjehrrë si e Jona Spahiut, moderatorja surprizohet LIVE (VIDEO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu ishte e ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”. Ajo u surprizua nga vjehrra e saj, e cila i kishte përgatitur një videomesazh plot dashuri.

“Na bën krenarë çdo ditë. Jam shumë e lumtur që të kam pranë. Më ke dhuruar gjënë më të bukur në botë, dashurinë tënde dhe të Raidenit”, u shpreh vjehrra e Jonës në video.

Ndërkohë, moderatorja tha se nuk e priste dhe foli me fjalët më të ëmbla për nënën e partnerit.

“Dashuri, dashuri, është një dashuri. Nuk kam fjalë. Ajo është elegante në shpirt, është nga ato njerëzit që në momentin që ti rrethohesh energjia e tyre të përfshin. Nuk ka një njeri që kur e njeh  ‘mamon’ (unë kështu i thërras) nuk e do. Unë kam mësuar të zhvillojë tolerancën nga mamo. E di, më ke kapur shumë të surprizuar nuk e prisja fare nga mamo të jem e sinqertë”, tha Jona.

 

 


Shtuar 14.04.2021 21:23