I shkarkuar nga Celtic, Lennon endet në rrugë i dehur (VIDEO)

E gjithë Anglia ka mbetur jo pak e shokuar nga videoja e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet Neil Lennon një nga trajnerët më fitues në historinë e futbollit skocez ku fitoi shumë trofe me Celtic.

Këtë sezon gjërat shkuan shumë keq për klubin saqë rivalët e Glasgow ua morën titullin ndërsa te Celtic nisi një situate kaotike që përfundoi me shkarkimin e trajnerit.

Pas shumë kohësh, Lennon është shfaqur në një gjendje të mjerueshme duhet thënë, plotësisht i dehur dhe aspak koshient. Tifozët e Rangers kanë qeshur me këtë situate si rivalë të urryer ndërsa të tjerët kanë shfaqur edhe dhembshuri sesi ka përfunduar në një gjendje të tillë një trajner me kaq emër.

Një nga arsyet mund të jetë edhe rihapja e pub-eve në Britani pas lehtësimit të masave dhe Lennon mund ta ketë tepruar por edhe pasha e tij e shtuar tregon që ai po kalon një moment jo të mirë.


Shtuar 14.04.2021 21:39

Tags: ,