VIDEO/ Nëna e Noizyt shpërthen në lot pas lirimit të tij nga burgu

Reperi i njohur Noizy është liruar sot nga burgu, duke sjellë një gëzim të madh për të afërmit e tij. Pas daljes nga institucionet korrektuese, ai u prit me entuziazëm të madh nga familja e tij përpara dyerve të burgut.

Në shtëpinë e tij është organizuar një festë për të shënuar kthimin e tij nga paraburgimi.

Një tortë e zbukuruar me mbishkrimin “Mirë se u ktheve mbret” është vendosur në qendër të ngjarjes, shoqëruar me një pritje të ngrohtë nga të afërmit e këngëtarit.

Nëna e Noizyt është dukur thellësisht e emocionuar, teksa ka lotuar nga gëzimi siç shfaqaet në videon e publikuar nga vetë reperi.


Shtuar 16.08.2024 22:05