VIDEO/ Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës: Nuk lë fjalë të keqe pa thënë

Egli dhe Valbona vazhdojnë debatet me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Egli e kritikoi se e bezdis gjatë gjithë kohë, ndërsa Valbona insistoi se fjalët që thotë ‘i ka për të mirën e banores’.

Pjesë nga debati:

Valbona: Më kthe një përgjigje, unë çfarë të kam bërë?

Egli: O Zot i madh, që kur zgjohem në mëngjes deri kur fle në darkë, të kam në vesh. Në asnjë moment nuk kam ardhur të të sulmoj, ndërsa ti vetëm ulëret nga mëngjesi deri në darkë, nuk guxoj të dal, të ulem përballë teje… ti nuk pushon. Nuk lë fjalë të keqe pa thënë.

Valbona: Cilat janë fjalët e këqija

Egli: Nuk lë llaf pas thënë dhe kur kalojnë 30 minuta, ti vjen dhe thuaj, ‘të ta bëj një pyetje’, ‘o Egli nuk ta thashë për keq…’

Valbona: Ajo ka qenë për te shpella

Egli: Ka qenë përgjithmonë o Bona! Nga dita e parë në këtë shtëpi, vetëm këtë film dhe këto skema ke bërë

Valbona: Çfarë të kam bërë unë ty

Egli: Atë që ke bërë, që vetëm sulmon gjithë kohës, shan, ofendon

Valbona: Çfarë të kam sharë

Egli: Atë e di ti. Unë ty personalisht nuk të kam bërë asgjë


Shtuar 7.02.2025 16:18

Tags: ,