Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual dhe performanca të jashtëzakonshme vokale. Pas afro 4 orësh të një shou plot ritëm dhe energji në arenën e “Wiener Stadthalle”, trofeu i edicionit të 70-të jubilar shkoi për Bullgarinë, e cila fitoi falë performancës shpërthyese të DARA-s me këngën “Bangaranga”.
Mbrëmja u karakterizua nga një garë e ashpër dhe tepër e fortë në tabelën e klasifikimit, e cila i mbajti të gjithë në ankth deri në minutat e fundit me një përballje “dhëmbë për dhëmbë” mes Izraelit dhe Bullgarisë. Me këtë triumf, festivali i ardhshëm i këngës evropiane do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Bullgari.
Të lidhura
None found
Përfaqësuesi ynë, Alis Kallaçi, i cili u ngjit i pesti në skenë, i dhuroi Evropës një nga performancat më të jashtëzakonshme, emocionale dhe dinjitoze të këtij edicioni.
Ai arriti të siguronte finalen arriti të grumbullonte 60 pikë nga përfaqësuesit profesionistë të 25 vendeve finaliste.
Ndërkohë nga vota e publikut ai arriti të merrte 85 pikë.
Portugalia ishte ajo e cila i dha Shqipërisë pikët maksimale, pra e votoi me 12 pikë.
Ndërkohë që vendi fqinj, Mali i Zi i dha vendit tonë 10 pikë.
Nga ana tjetër, Shqipëria vendosi t’ia jepte 12 pikëshin e saj Italisë, por kjo e fundit nuk na dha asnjë pikë.
Greqia nga ana tjetër e votoi vendin tonë me vetëm 1 pikë.
