Në spektaklin e datës 1 Janar të Big Brother VIP, shumë nga banorët u surprizuan nga vëllai i madh duke takuar njerëzit më të afërt dhe të dashur të tyre. Surpriza e fundit e mbrëmjes ishte rezervaur për këngëtaren Beatrix Ramosaj, për të cilën kishte ardhur tezja e saj, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj.
Dy këngëtaret u emocionuan shumë dhe ishin në lot kur u takuan me njëra-tjetrën.
Albërie Hadërgjonaj i dha një mesazh Beatrixës në lidhje me rrugëtimin e saj dhe sigurisht në lidhje me Donaldin.
Albëria i shprehu mbesës së saj dashurinë e madhe që ka për të, ndërsa përmendi edhe lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, për të cilin tha se e do shumë dhe se është shumë e lumtur që ajo ka nisur një romancë me të.
“Kam ardhur për ty… Gëzuar Vitin e Ri. Kam ardhur për të të thënë që je më e bukura vajzë shqiptare, sepse Zoti dhuroi një engjëll në botë, të dha një bukuri të papërshkrueshme të dha një zë që rralë kush e ka. Ti je një super talent shpirti im. Ti dhuro atë që di të japësh më mirë. Të dashurosh deri në frymën e fundit. Të dua shumë. Beatrixi është rritur me vajzat e mia, unë kam katër fëmijë kur më pyesin. Unë që pothuajse e kam rritur vetë, Beatrixi ka një pastërti dhe çiltërsi që është e vështirë që njerëzit ta shohin nga ekrani e sa e ëmbël është kjo vajzë, por do rritet edhe kjo. Unë jam shumë e lumtur që Beatrixi me këto sytë e bukur, po përjeton një emocion me Donaldin që unë e kam shumë zemër. Të dua shumë Donald!”.
Ndërkohë Donaldi që po e ndiqte në oborr iu përgjigj tezes së Beatrix duke i thënë “faleminderit teze”.
Çifit Beatrix-Donald në nisje të lidhjes së tyre kanë pasur shumë Kritika nga të tjerë, por kanë pasur gjithmonë mbështetjen e njerëzve të tyre të dashur, si nga ana e Donaldit ashtu edhe nga ana e Beatrix.