U përfolën se ishin ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

Prej disa ditësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis këngëtares Jennifer Lopez dhe aktorit Ben Affleck.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme (16 maj) çifti u fotografuan në Los Anxhelos bashkë me fëmijët e aktorit dhe më tej u panë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Dalja e tyre vjen fill pas aludimeve se 54-vjeçarja dhe 51-vjeçari po ndaheshin, madje një i afërm i tyre tha se Ben ishte larguar nga shtëpia, ndërsa Lopez ishte parë duke kërkuar për shtëpi të re në Beverly Hills.


Shtuar 18.05.2024 10:49