U divorcua menjëherë pas martesës, reperi shqiptar “kapet mat” me të dashurën e re (FOTO LAJM)

Reperi i famshëm, Samir Selimi, ose siç njihet ndryshe S4MM është fotografuar në Zvicër përkrah një vajze të panjohur për publikun. Fotot janë publikuar nga faqja ‘Artistët shqiptarë’ dhe thuhet që kjo është e dashura e re e reperit.

Identiteti i vajzës nuk bëhet i ditur, por siç shihet ajo dhe Samir ecin të përqafuar dhe me të shpejtë për t’i shpëtuar paparacëve.

Kujtojmë që S4MM i dha fund martesës me partneren e tij Filis Ismaili pas tre muajsh nga celebrimi. Ccifti u martuan në muajin Tetor në Belgjikë dhe organizuan një dasmë modeste me njerëzit më të afërt.


Shtuar 12.06.2021 11:01