U bënë prindër të dy vajzave, Eni Vasili ndan si rrallëherë pamjet e ëmbla krah partnerit (VIDEO)

Për gazetaren Eni Vasili, viti që lamë pas ka qenë padyshim një nga më të bukurit të jetës së saj. Kjo pasi ajo u bë nënë për herë të parë  me dy vajza binjake të quajtura Sofi dhe Nikol.

Për të festuar lumturinë që përjetoi gazetarja publikoi disa foto të rralla nga momentet e shtatzënisë, deri tek ardhja në jetë e binjakeve në maternitet

“2021 çfarë viti”- shkroi ajo krahas imazheve të ëmbla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Më herët në një intervistë për revistën Living, Eni u shpreh se shtatzënia ishte surpriza më e bukur.

“Mbaj mend që bëra testin, por isha aq vonë për në punë, sa e lashë mbi lavaman dhe ika. Kur u ktheva, e kisha harruar dhe kur pashë vijat e kuqe, sa nuk më doli zemra nga vendi. Ia dërgova doktor Kostës në foto e ai më tha: “Urgjent në klinikë nesër në mëngjes, ta verifikojmë.” Vetëm pas ver ifikimit e ndava lajmin me Armandin dhe familjen” tregoi ajo.

Shtuar 23.01.2022 10:26