Kërkohen masa më të rrepta në Maqedoni

Mjeku Zllate Mehmedovic kërkon masa më të rrepta për shkak se vetëm 40 për qind e popullatës është vaksinuar kundër coronavirusit.

“Duhet mbesin në fuqi masat aktuale për mbrojtje dhe të vendosen masa të reja më të rrepta për shkak se piku i virusit pritet të arrijë për 2-3 javë, në fillim ose në mes të muajit shkurt”, shprehet Mehmedovic në intervistë për TV Shenja.

Sipas tij, arsyeja kryesore e numrit të vogël të të vaksinuarve në Maqedonisë është mosbesimi ndaj institucioneve.

Edhe pse lloji Omicron i virusit konsiderohet si formë më e lehtë e sëmindjes, mjeku Mehmedovic paralajmëron se ky lloj shpërndahet 5 herë më shpejtë se lloji Delta i COVID-19.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 254.857 raste, ndërsa prej tyre 226.409 janë shëruar dhe 8.198 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.250 raste aktive.


Shtuar 23.01.2022 10:25