Thanë që nuk janë më bashkë, Kristi dhe Keisi fotografohen pranë njëri-tjetrit

Keisi Medini dhe Krist Dragot u njohën brenda “Big Brother Vip Albania”, u pëlqyen, lidhën e më pas u ndanë po aty. Pas përfundimit të eksperiencës, Keisi tha se do e priste mirëpo mesa duket ndryshoi mendje rrugës.

Edhe Kristi ka bërë deklarata të ndryshme, që nga fakti se s’do kthehen më bashkë, e deri tek e fundit që ishte se ka nisur një lidhje të re.

E kur menduam se mes tyre çdo gjë mori fund, çifti shfaqet bashkë. Shkak u bë një event që i detyroi të qëndrojnë në të njëjtin ambient. Aty, Ronaldo Sharka ka mundur t’i filmojnë teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pse dallohet distanca mes tyre.


Shtuar 31.05.2023 23:42