Në tetor 2026, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën me ritëm pesë herë më të lartë se në Bashkimin Europian

Shqipëria, e cila mban nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, po e kthen ushqimin bazë në një mall luksi, pasi çmimet po rriten me shpejtësi shumë më të madhe se në rajon dhe në kontinent.

Sipas të dhënave të Eurostat, në tetor 2026 çmimet e ushqimeve në Shqipëri shënuan një rritje vjetore prej 4,4 për qind. Ky ishte ritmi i tretë më i lartë në Europë, pas Turqisë, e cila po përballet me një krizë të pazakontë inflacioni, dhe Qipros, një vend ishullor me kosto të larta furnizimi.

Të lidhura

None found

Në Bashkimin Europian, gjatë të njëjtit muaj çmimet e ushqimeve u rritën vetëm 0,8 për qind, rreth një e pesta e ritmit të regjistruar në Shqipëri.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria kryesoi për shtrenjtimin e çmimeve. Mali i Zi u rendit më afër saj me një rritje prej 3,9 për qind, i ndjekur nga Kosova me 3,1 për qind, Maqedonia e Veriut me 2,0 për qind dhe Serbia me 1,5 për qind. Të pesë vendet tejkaluan mesataren e BE-së.

Brenda Bashkimit Europian, pas Qipros rritjet më të theksuara i patën Italia me 2,9 për qind, Rumania me 2,7 për qind dhe Finlanda me 2,6 për qind.

Në 11 nga 27 shtetet anëtare, ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtonin më pak se një vit më parë. Uljet më të mëdha u vunë re në Suedi me 6,6 për qind, në Letoni me 5,3 për qind dhe në Çeki me 4,3 për qind.

Të dhënat më të hollësishme për Shqipërinë tregojnë se peshku dhe produktet e tjera të detit u shtrenjtuan 9,9 për qind, ndërsa perimet, zhardhokët dhe bishtajoret 9,4 për qind.

Të dyja këto kategori pësuan rritje më shumë se dy herë më të larta se rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve. Mishi u shtrenjtua 4,6 për qind, vajrat dhe yndyrnat 4,2 për qind dhe frutat 3,7 për qind.

Rritje më e moderuar u regjistrua te bulmeti dhe vezët me 2,5 për qind, si dhe te drithërat e produktet e tyre me 0,9 për qind.

Në tetor 2026, rritjet më të forta u përqendruan te peshku dhe perimet. Për familjet shqiptare, shtrenjtimi i perimeve godet zërin më të rëndësishëm të faturës ushqimore.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes të INSTAT-it, perimet përbënin rreth një të pestën e shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike gjatë vitit 2025. I gjithë grupi i ushqimeve dhe pijeve zinte 39,8 për qind të buxhetit mujor të konsumit.

Presioni nga perimet ishte i dukshëm edhe përpara tetorit. Banka e Shqipërisë bën të ditur se kontributi i tyre në inflacionin e përgjithshëm u rrit nga 0,2 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë në 0,5 pikë në të tretin e këtij viti.

Ndërkohë, prodhimi bujqësor vendas ishte tkurrur 2,3 për qind në tremujorin e dytë.

Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, Shqipëria importoi 142,3 miliardë lekë ushqime, pije dhe duhan, gati trefishi i vlerës së eksporteve të këtij grupi.

Në tregjet ndërkombëtare, indeksi i çmimeve të ushqimeve i FAO-s qëndronte 5,9 për qind mbi nivelin e një viti më parë.

Ndërsa qeveria shqiptare po përgatit si masë kundërpërgjigje uljen e TVSH-së nga 20 për qind në 6 për qind për produktet e shportës, pritet të paktën zbutja e ritmeve të rritjes duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.


Shtuar më 20.11.2026 07:27

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet