Të rrisësh fëmijët me Beyonce, Jay Z rrëfehet si rrallëherë për jetën e tij private

Beyonce dhe Jay Z janë një nga çiftet më të preferuara të showbiz-it, por daljet e tyre publike, sidomos në media janë shumë të rralla. Së fundmi reperi ka dhënë një intervistë për “The Sunday Times” dhe vëmendja nga fansat ka qenë maksimale. Teka promovoi bashkëpubimin e ri me “Puma”-n, Jay Z foli edhe për marrëdhënien me Beyonce, mënyrën se si po rrisin fëmijët dhe si e kanë përjetuar karantinimin.

“Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet dhe të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku dhe të merrnim kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, u shpreh Jay Z për karantinën.

Sa i përket prindërimit, reperi tha se e rëndësishme në rritjen e fëmijëve është që t’ju dhurohet dashuri dhe përkrahje. Ai u shpreh se fëmijët duhet lënë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre dhe se gjithmonë do kenë mbështetjen e tij e të Beyonce.

“Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues”, u shpreh Jay Z.

Shtuar 28.04.2021 13:14