Salianji më i dashuri për korçarët, kaq janë votat që fitoi më 25 prill

Ka përfunduar numërimi pranë KZAZ-së nr.2 në Bashkinë e Korçës, nga ku kanë nxjerrë rezutlatet e votave preferenciale për kandidatët për deputetë.

Sipas të dhënave të bëra publike ngq KQZ, Ervin Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka rezultuar të jetë kandidati më i votuar nga qytetarët.

Në Bashkinë e Korçës po përmbyllet procesi i numërimit të votave nominale për kandidatët ku nga 159 kuti janë numëruar 159 prej tyre.

Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në bashkinë e Korçës, 4929  vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianjin, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar.

Ndërkohë që pas Salianjit, renditet ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano me 4678 vota dhe i treti nënkryetari i PD, Edmond Spaho me 1690 vota.

Ervin Salianji gjithashtu udhëheq betejën e votave preferenciale edhe në Qarkun Korçë. Sot ka filluar numërimi në Bashkitë Pogradec dhe Maliq.


Shtuar 28.04.2021 13:29