Stresi “kërcënon” hapur në rrjetet sociale: S’ka më thika pas shpine, tani do… (FOTO LAJM)

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur gjerësisht me emrin e artit Stresi, njihet për deklaratat e forta dhe thumbimet në rrjetet sociale.

Reperi ka thumbuar përsëri me postimin e fundit, ku ‘paralajmëron’ të gjithtë ata që sipas tij i kanë ngulur thika pas shpine.

“S’ka më thika pas shpine, ato që n ai ngulët i hoqëm dhe do iau ngulim juve”– shkruan Stresi krah një fotoje ku shfaqet në breg të detit.

Nuk dihet se kë po shënjestron reperi, por nuk mund të themi se është një postim i rastësishëm që po ndan me ndjekësit e tij.

Reperi është shpesh në qendër të mediave rozë edhe për shkak të jetës së tij personale. Pas ndarjes nga Keisi, reperi postoi një video krah një tjetër vajze duke nxitur kështu dyshimet se është në një lidhje të re.

Në videon e publikuar Stresi ishte makinë me një vajzë identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar pasi e ka mbuluar portretin e saj. Nëse do bëhej fjalë për shoqe ai nuk do ia fshehte identitetin. Megjithëse shpejt u zbulua se bëhej fjalër për një modele me emrin Megi.

Dyshimet për lidhje u shtuan akoma më shumë kur reperi publikoi një status ku fliste për të shkuarën dhe të tashmë si një referencë për martesën e tij me Keisin.

Por në një reagim të bërë më tej, Stresi e mohoi lidhjen me modelen, duke theksuar se nuk është i lidhur me vajzën me të cilën postoi videon, por “është i lidhur me shumë femra.” Stresi e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish të dashurat e tij.


Shtuar 1.06.2022 12:10