Si dukej vite para famës? Dafina Zeqiri shuan kuriozitetin e fansave (FOTO LAJM)

Është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe për rrjedhojë merr vëmendjen me çdo publikim të saj. Dafina Zeqiri është komentuar shpeshherë jo vetëm për jetën profesionale por dhe për atë personale. Autorja e hitit “Pa ty” është një ndër vajzat më tërheqëse por si ka qenë këngëtarja shumë kohë më parë?

Dafi ka ndarë disa imazhe nga shkolla fillore, kohë para se të bëhej një nga divat e muzikës. Dafina duket se ka ruajtur të njëjtën hijeshi që kur ka qenë e vogël. Aktualisht, ylli i ekranit shqiptar po shijon suksesin e albumit të saj më të ri, Dafinë Moj.

Ajo është mjaft e pëlqyer dhe në Suedi, vendi ku ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së saj. Këngëtarja u nominua nga qeveria për Çmimin e Eksportit të Muzikës, lajm të cilin e konfirmoi ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.


Shtuar 26.09.2021 09:24