“Big Brother VIP” starton së shpejti dhe të gjithë janë kurioz për fytyrat publike që do të jenë pjesë e këtij show.
Menjëherë pas lajmit, aludimet dhe emrat e parë të këtyre personazheve filluan të bëhen mediatike dhe njëri prej tyre ishte edhe Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente e “Përputhen” që u bë fenomen dhe një ndër më të komentuarat në ekran.
Mirëpo, si qëndron e vërteta?
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se kjo nuk është e vërtetë. “Thashetheme për lajme”, ka shkruar Shqipja.