“Shpërthen” rrjeti, Cllevio zbulon të dashurën futbolliste të Noizyt

Ditën e sotme, Juliana Nura dhe Cllevio kanë qenë bashkë në një video live në TikTok ku kryefjalë e bisedës së tyre ka qenë Noizy.

Juliana foli si asnjëherë për lidhjen me reperin, por me apo padashje Cllevio zbuloi të dashurën aktuale të reperit.

“Mimoza buza e Noizyt”, shprehet Cllevio. Menjëherë me një kërkim të shpejtë në rrjetet e tyre sociale, shfaqet e vetmja Mimozë që Noizyt ndjek në Instagram dhe bëhet fjalë për Mimoza Hamidi. 25-vjeçarja është futbolliste e Kombëtares Shqiptare të vajzave.

Pasi video e Cllevios bëri xhiron e rrjetit, Noizy dhe Mimoza u bënë menjëherë unfollow, por tepër vonë pasi tani kemi prova.

Për më tepër, Noizy pëlqen edhe fotot e futbollistes në Instagram dhe e anasjellta. Tani mbetet të presim vetëm për reagimin e të dyve./albeu.com/


Shtuar 7.10.2023 14:56