“Shpërthen” papritur Angela Martini: Punova me grua manipulatore, gënjeshtare (FOTO LAJM)

Angela Martini është një personazh që nuk preferon të flasë shumë në lidhje me punën e saj apo dhe jetën personale. Por sot si rrallëherë ajo ka bërë një postim që i ka habitur të gjithë. Në fakt ky postim duket më shumë si një paralajmërim për një person, që Angela ka ndeshur gjatë jetës së saj.

Ajo ju ka sugjeruar ndjekësve në Instagram që të shohin filmin “I Care a lot” në “Netflix”. Ajo ka treguar se ky film i ngjason shumë me një histori që i ka ndodhur së fundmi me një grua që i ka rastisur të punojë. Angela shprehet se bëri shumë gabim në zgjedhjen e saj, por tashmë është e vendosur që ta zbulojë se për kë bëhet fjalë dhe të ekspozojë të gjithë njerëzit që i kanë bërë keq në jetë.

“Erdhi koha për të ekspozuar disa njerëz. Ua sugjeroj ta shihni këtë filmin njerëz. Tipi i kësaj gruaje është ekzaktësisht ajo që takova në jetën time së fundmi dhe bëra shumë gabim që nisa të punoj me të. Ato afrohen me pamjen e gruas perfekte, të zgjuar, të dashur etj. Por në të vërtetë janë manipulatore dhe gënjeshtare dhe vjedhacake. Kombinim shumë i rrezikshëm. Por vjen një ditë që gabimet bëhen me personin e gabuar. Për këta njerëz unë jam karma  e tyre dhe luftoj me të vërtetën.

Teknika  e tyre nuk do funksionojë me çdo njeri, veçanërisht me mua. Për shkak të historisë së jetës sime, unë e kam aftësinë për t’i ekspozuar këta njerëz. Një nga një do t’i zbuloj të gjithë. Nëse fati do që unë të bëj këtë, kështu le të jetë”, ka shkruar Angela në postim.

Se për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht me siguri ajo do e zbulojë më vonë.


Shtuar 20.04.2021 09:41