Shkroi këngën e “Eurovisionit”, Curri tregon sa pak para mori

Olti Curri, në një intervistë për Top Albania Radio, ka rrëfyer rreth eksperiencës së tij në muzikë, duke na zbuluar më shumë rreth temës së “Eurovizionit”.

Curri, shprehet se nuk mund të shkruajë shumë tekste, thjesht mundohet të përzgjedhë disa këngëtarë, veçanërisht miqtë e tij.

Teksi i këngës fituese “Karma”, kënduar nga Anxhela Peristeri, duket se ka qenë projekti i tij i dytë.

Gjatë bisedës se kush do të përfaqësonte një juri më të mirë, ai u shpreh se sido të ishte vendimi, sërish do të kishte ankesa, madje shqiptarët nuk kursehen me paragjykimet. Por një grup i mirë jurie do të bëhej nëse formohej me disa profesionstë të këngës, ku të kenë karrierë dhe jashtë vendit, ekspertë të marketingut dhe kompozicionit.

Opinionisti, zbuloi detaje rreth buxhetit që fshihet pas festivalit të RTSH-së dhe na la të habitur, pasi zbuloi shumën që kishte fituar:

“Tarifat e shpërblimit të festivalit janë ato që janë… Mund të kem marrë… as 200 euro më duket!”


Shtuar 28.03.2021 23:58