Koreografia e TKZ, gjatë ndeshjes u “zhduk” Adem Jashari (FOTO LAJM)

Grupimi më i njohur i përfaqësueses shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kishin vendosur që të tregonin praninë e tyre për futbollistët e përfaqësueses duke shpalosur një koreografi të madhe në shkallaret e stadiumit “Air Albania” pas një prej portave. Gjatë paradites u vendos një parullë gjigandë, me figura të njohura si Skënderbeu, Pirro i Epirit, Dedë Gjo Luli, Aleksandri i Madh dhe Adem Jashari.

“Sytë dhe zemrën te ju”, ishte shkrimi që shoqëronte këtë koreografi që duhej të shërbente si motivim për futbollistët. Por për çudinë e të gjithëve, gjatë ndeshjes me Anglinë, që në fillim u pa se figura e Adem Jasharit mungonte, pasi ishte palosur. Një vendim që  padyshsim çuditi shumëkënd.

Sipas “infosport.mk”, palosja e figurës së Adem Jasharit kishte ardhur pas kërkesës nga UEFA, e cila pasi kishte mësuar historinë e këtyre personazheve dhe çfarë përfaqësonin, kishte kërkuar heqjen e tij, pasi përsonifikonte luftën dhe kjo ishte e papranueshme për UEFA-n.

Shtuar 28.03.2021 11:03