Sara poston video në TikTok, komenti epik i Ledionit nuk duhet humbur

Ledion Liço është bërë një nga personazhet më të komentuar të momentit, kjo falë situatave dhe komenteve komike që ai bën gjatë prezantimit të spektaklit të “BBV”. Ai është bërë viral në rrjete sociale, por më së shumti në TikTok, ku shprehej apo thëniet e tij po qarkullojnë kudo. Ai mori vëmendje edhe spektaklin e kaluar ku hyri bashkë me ish-banorët duke kërcyer këngën hit të Irkenc Hykës, “Lumi une”.

Duket se edhe partnerja e tij Sara Hoxha është tunduar dhe ka postuar në TikTok një video të saj duke kërcyer ku thotë se e kanë filmuar fëmijët e saj. Por ajo që na tërhoqi më shumë vëmendje është komenti epik i Ledionit i cili shkruan: “Ty të kish mangët TikTok-u”.


Shtuar 15.03.2024 15:25

Tags: , ,