Sara Karaj ka komentuar së fundmi lojën e banorit të Big Brother VIP, Bardhit.
Kjo për shkak të lidhjes që ai po shijon me konkurrenten e këtij formati, Sara Gjordenin.
Modelja e njohur thotë se po humb shumë vlera pasi nuk duhet ta mbështesë në këtë formë.
Mes tjerash, Sara thotë se një partner i mirë do i tregonte që këto gjëra nuk shkojnë.
“Më duket sikur po humb shumë vlera Bardhi sepse e kam parë që ai e mbron në çdo rast, edhe kur e ka gabim”, u shpreh ajo.
Biondja theksoi: “Në vend se ta merrte anash, si një partner i mirë, ai nuk duhet t’i mbështesë ato gjëra”.
Biseda e Sarës me Rozën u bë pas sherrit të mbrëmjes së djeshme, ku Gjordeni u përfshi me Françeska Muratin