Sa vjeç bën? Semi Jaupaj feston sot datëlindjen, urimin më të bukur e mori nga Bora Zemani

Semi Jaupaj feston sot datëlindjen, por ajo cka e bën më speciale këtë ditë për këngëtaren është edhe fakti se feston 30-vjetorin, teksa sigurisht ka marrë mjaft urime si nga njerëzit e dashur, miqtë, kolegët dhe fansat.

Megjithatë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Semi urimin më emocionues, të paktën publikisht, e mori nga mikja e saj më e morë, Bora Zemani. Me anë të një postimi në Instargam, bashkangjitur një fotoje në InstaStory, Bora e quan Semin “motrën” e saj dhe i premton se do të jenë gjithë jetën të kapura prej dore, si në foto.

“Eshtë ditëlindje e motrës sime sot. Semi të dua shumë dhe kështu, për dore do të kem gjithë jetën. Je më e mirë dhe meriton të kesh çdo të mirë”- shkruan Bora.