Rrjeti shpërthue në kritika pas këngës, Ana: Ishte faji i kompanisë (FOTO LAJM)

Rreth dy javë më parë, ish-konkurrentja e Për’puthen Ana Lleshi publikoi një këngë me titullin “Deal”. Ajo e kishte paralajmëruar me shumë entuziazëm dhe kishte premtuar shumë, mirëpo në fund rezultoi zhgënjyese për shumë fansa. Ana ka marrë pafund kritika për tekstin dhe zërin, teka për disa ditë u vendos të qendër të të ashtuquajturave “meme” në rrjetet sociale. Pas gjithë bujës së madhe, ajo ka folur sot për herë të parë rreth kritikave.

E ftuar në “Për’puthen Reunion”, ajo nuk i shpëtoi pyetjes rreth këngës së saj. Ndryshe nga sa deklaronte më parë në intervista, ku shprehej se kishte talent në muzikë, sot ajo tha se njerëzit nuk mund të presin shumë prej saj sepse e ka realizuar këtë projekt thjesht për qejf. Më tej, u shpreh se faji është i kompanisë me të cilën ka punuar sepse ka publikuar versionin demo të këngës dhe jo përfundimtarin. Ana tha se do e fshijë këngën dhe do e rihedhë me versionin e saktë.

“Është një problem, që ka ndodhur nga ana e kompanisë ku unë punoj, është hedhur ‘demo’ dhe jo variant përfundimtar. Nuk kishte më kuptim ta fshija kur e kuptova, njerëzit e kishin dëgjuar, por do të rihidhet sërish”.


Shtuar 26.05.2021 10:32