Përse qentë u lehin disa personave, e disa të tjerëve jo?

Për të gjithën këtë ka një shpjegim interesant…

Sapo dikush afrohet pranë territorit të tyre, qentë janë kurdoherë gati për të vepruar.  Por nëse disa personave u lehin dhe tregojnë dhëmbët menjëherë, me të tjerë nuk ndodh kështu.

E panjohura është e frikshme

Arsyeja më e shpeshtë e një të lehure qeni lidhet drejtpërsëdrejti me të përjetuarit diçka të re. Nëse qeni nuk është socializuar ashtu siç duhet, çdo ekspozim ndaj një të huaji, përfshirë aromën apo sjelljen e tj, përbën kërcënim për kafshën. Edhe nëse qeni është miqësor, sërish ai mund ta gjejë veten në një situatë ku ndihet i pasigurt.

Qentë i perceptojnë disa tipare si më të rrezikshme

Njerëzit janë krejt të ndryshëm dhe përmasat e tyre apo mënyra se si ecin mund të ndikojë në sjelljen e qenit në raport me ta. Përgjithësisht, problematike janë: të qeurit i gjatë, zëri kumbues dhe i thellë, mjekra, kapelet dhe syzet, të cilat e pengojnë kafshën të shohë fytyrën e personit si dhe aromat e theksuara; nga ajo e duhanit te shampoja, parfumi apo një ushqim i caktuar. Një kombinim i tyrë mund ta bëjë qenin të ndihet nervoz. Përgjithësisht kjo ndodh me burrat, ku gjatësia, zëri dhe qimet në fytyrë janë shkaku kryesor.

Kujtimet e këqija

Nëse veçoritë tuaja fizike i kujtojnë kafshës një ndodhi aspak të këndshme në të shkuarën, dijeni se punën e keni pisk. E thënë ndryshe, ju mund të përngjasoni disi me dikë, që dikur ka abuzuar me të. Upssss, ndodheni në vendin dhe kohën e gabuar.

Përpiqen të mbrojnë njerëzit e shtëpisë, edhe kur nuk është e nevojshme

Lehja nënkupton nevojën e qenit për të treguar pushtet dhe mbrojtje, veçanërisht për personat të cilët e strehojnë dhe ushqejnë. Por reagimi në fjalë mund të mos jetë agresiv, por veçse një reagim energjik, në rast se i ftuari ka fituar simpatinë e qenit. Po kështu, qeni mund të lehë edhe nga xhelozia, në rast se dikush tjetër po rrëmben vëmendjen e familjarëve.

Ata shohin natyrën e vërtetë të njerëzve

Qentë janë gjykues të shkëlqyer të karakteri dhje madje disa studime tregojnë se ata mund të përcaktojnë nëse një njeri është i besueshëm ose jo. Qentë janë duke monitoruar vazhdimisht ndërveprimet shoqërore dhe janë të kujdesshëm se si njerëzit e tjerë i trajtojnë pronarët e tyre. Për më tepër, mund të nuhasin me të vërtetë frikën, së bashku me stresin, eksitimin dhe ankthin – përmes hormoneve tona të lëshuara në aromën e trupit.


Shtuar 26.05.2021 10:34