Dj Vicky ishte i ftuar sot në “Abc-ja e mëngjesit”, ku gjatë intervistës rrëfeu një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur në Kosovë. Duke iu përgjigjur pyetjes se nëse ka rënë ndonjëherë në pranga, ai tha se i ka ndodhur njëherë gjatë një udhëtimi në Kosovë.
Por duke qenë se ishte bashkë me djemtë e Threedots, kishte qenë Flori Mumajesi ai që i kishte ardhur në ndihmë.
“Kemi patur një koncert në Kosovë dhe njëri nga djemtë që duhet t’i jepte makinës ishte i dehur. Unë nuk kisha patentë por nuk isha i dehur. Dhe si një fëmijë idiot për të mos më kapur policia mbylla dritat e makinës dhe iu vura pas një kamioni.
Shoferi është trembur dhe ka njoftuar në radio që kam një makinë që po më vjen nga pas. Më kapën dhe më vunë në pranga, më ulën dhe përtokë. Shyqyr Zotit që Flori ishte afër me makinë dhe më shpëtoi si dhe një nga djemtë që ishin aty. Ishte një gabim“, tregoi Vicky.