Mbrëmjen e djeshme Rike Roçi u eleminua nga formati i Big brother Vip duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë.
Pas daljes, ajo ka qenë e ftuar në emisionin Fan Club, ku foli për rrugëtimin e saj në BBVA dhe sfidat të cilat kishte kaluar aty brenda.
Në kuadër të diskutimit të “aleancave” në këtë emision, Rike potencoi se do të ishte në një grup me Fatjon Kuqarin, nëse nuk do ta kishte lënë garën.
“Fatkeqësisht Fatjoni la lojën, unë do të isha në grup me Fatjonin”, u shpreh ajo.
Në kuadër të bisedës, Rike gjithashtu u pyet nëse i kishte shkruar Fatjoni pas daljes dhe përgjigjja ishte epike. “Jo, sepse nuk e ka numrin tim”, u përgjigj ish-banorja.