Publikohet kënga e fansave për Romeon dhe Heidin (VIDEO)

Romeo dhe Heidi, kanë rrëmbyer zemrat e fansave të “Big Brother Vip”. Të dy ata janë pozicionuar në shtëpi duke qëndruar si dy pole të forta, kandidatë për finalen dhe çmimin e madh deri në këtë fazë të lojës.

Mbështetësit e tyre kanë bërë një këngë për çiftin, duke krijuar edhe një kolazh fotosh me disa nga momentet e tyre më të bukura në shtëpi.

Kënga është publikuar në faqen e Magical Melodies në Youttube.

Kjo është kënga e parë, e krijuar nga fansat për konkurrentët e këtij edicioni të “Big Brother Vip”.

 


Shtuar 1.03.2024 14:37