Pritet një fitore? Astrologu shqiptar parashikon fatin e Ronela Hajatit në “Eurovision”

Astrologu i njohur shqiptar Jofiel Koço, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin #Expuls i moderuar nga gazetari Ronaldo Sharka në RTV Ora për të bërë parashikimin vjetor të shenjave zodiake.

Duke diskutuar mbi secilën nga shenjat moderatori Sharka ka dashur të ndalojë pikërisht në shenjën e Virgjëreshës. Ai i është drejtuar astrologut duke e pyetur për fituesen e Festivatit në RTSH Ronela Hajati pasi edhe ajo është një Virgjëreshë. Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2022″ dhe moderatori ka dashur të dijë se si do t’i shkojë kjo eksperiencë këngëtares, Koço është përgjigjur:

“Do ketë shumë vështirësi. Nuk do ketë favore. Do duhet shumë energji, për të mposhtur pengesat. Nëse Eurovisioni është në periudhën e fundit të muajit maj, është shumë keq, nëse është në Qershor, gjithçka ndryshon”.

Ronela e fitoi vendin e parë në edicionin e sivjetmë të Festivalit të RTSh-së me këngën “Sekret” ndaj Alban Ramosaj, ku ky i fundit performoi në natën e dytë të festivalit bashkë me Gjergj Lekën këngën e tij “Theje”.

Pas triumfit, ajo tha se këtë çmim ia dedikon babait të saj të ndjerë.

“Ma boni një foto për Instagram tani se kam shumë njerëz që nuk kanë besuar tek unë”, tha ajo me shaka me çmimin në dorë.