“Doja të ndërroja kryetarin e djegur!” U pyet se përse u ngjit në shkallë gjatë protestës, Merkoçi befason policët me përgjigjen

Fatmir Merkoçi ishte njëri prej protestuesve të shoqëruar nga policia pasi gjatë protestës së Berishës, ai u ngjit nga shkallët metalike drejt zyrës së Bashës.

Merkoçi i njohur edhe si aktivist i protestave të dhjetorit ’90, lidhur me këtë fakt ai është pyetur nga hetuesit për arsyen që ka ndërmarrë këtë veprim. Merkoçi ka pasur një përgjigje “epike”.

Ai është shprehur para hetuesve se në shkallë ngjitet edhe kur digjet një llampë dhe nuk kishte si të mos ngjitej në shkallë kur sipas tij është “djegur” kryetari i PD.

“Unë ngjitem në shkallë kur duhet të ndërrojë llampën e djegur…në seli u ngjita në shkallë se na është djegur kryetari” është shprehur Merkoçi.

Deklarata në Komisariatin e Policisë, e komentuar në ABC News

– Zoti Fatmir Merkoci, jeni thirrur për të deponuar se çfarë donit në majë të shkallëve tek selia e PD-së?

– Zoti hetues, keni parasysh kur digjen llampat dhe perdoren shkallët për ti ndërruar meqense janë lart!

– Ç’lidhje ka kjo?

– Unë u ngjita me shkallë të ndërroj kryetarin qe rrinte në kat të dytë , se është djegur!/albeu.com/


Shtuar 10.01.2022 12:45