Presidentja Osmani mirëpret ambasadorin e ri amerikan Jeff Hovenier: Si Kosova s’keni për të gjetur (VIDEO)

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ditën e sotme ka marrë zyrtarisht detyrën.

Ai është pritur në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani. Mediat vendase raportojnë se Osmani u shpreh e kënaqur për ta mirëpritur në Kosovë ambasadorin e ri, duke e siguruar se ai nuk ka për të gjetur asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe më besnik sesa Republika e Kosovës.

“Kam kënaqësinë e veçantë që sot t’ua prezantoj ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Jeff Hovenier. Në një kohë shumë të rëndësishme për të dy vendet tona, si në rrafshin individual, e po ashtu në rrafshin bilateral, është kënaqësi ta mirëpres sot në Prishtinë një person si ambasadori Hovenier, i cili është shumë i afërt me Republikën e Kosovës sepse ka shërbyer këtu më herët dhe i kupton shumë mirë dinamikat në vendin tonë”, tha Osmani./albeu.com/