Kuzhinieri i famshëm Alfio Rrotani është prej ditësh në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Shkak për këtë u bë ndarja e tij me moderatoren e njohur Fatma Methasani.
Pasi u zbulua se shkak për këtë ndarje u bë tradhtia nga ana e tij, Alfio konfirmoi vetë ndarjen në një postim në rrjetet sociale ku tregoi se prej një viti nuk janë më bashkë.
Të lidhura
None found
Mirëpo, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, duket se ish-çifti i ruan ende raportet e mira.
Së fundmi, moderatorja ka postuar në Instagramin e saj një video të bukur të djalit dhe vëmendjen më të madhe e ka tërhequr komenti i Alfios. Ai ka komentuar disa emoji duke qeshur dhe një zemër blu.


