Më datën 9 janar, moderatorja Bora Zemani festoi ditëlindjen. Ajo kishte organizuar një festë të veçantë, ku mes shumë të ftuarve ishin edhe personazhe të njohur të skenës.
Në një moment e ka marrë mikrofonin, reperi i njohur, Noizy, i cili pak përpara se të këndojë ka shkëmbyer shikime dhe buzëqeshje me Borën.
Nuk dihet se cili raporti që dyshja kanë me njëri-tjetrin, por të gjithë janë bërë kuriozë, nëse prej tyre mund të presim ndonjë projekt televiziv ose muzikor. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndonëse kureshtja është e madhe.