Përveç Kivanç Tatlitug, kush janë 4 aktorët e tjerë turq që kanë pranuar origjinën SHQIPTARE (FOTO LAJM)

Aktorët turq me rolet e tyre në telenovela kanë arritur një sukses të madh jo vetëm në Turqi, por edhe në botë. Ata kanë fituar zemrat e publikut dhe ndiqen me endje në çdo telenovelë apo edhe për të rejat nga jeta e tyre. E bukura është se disa prej këtyre aktorëve që ju i doni aq shumë, janë shqiptarë e këtë e kanë pranuar vetë.

Engin Altan Duzyatan, aktori i cili u bë i famshëm me rolin e Erugrulit është me prejardhje shqiptare. Këtë ai e ka deklaruar për mediat turke pak kohë më parë duke gëzuar kështu fansat shqiptarë.

Halit Ergenç i njohur si Sulejmani i madhërishëm ka pranuar se është nga Shqipëria dhe ka thënë: “Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari”.

Edhe aktori bukurosh Can Yaman i njohur nga serialet është shqiptar. Këtë ai e ka pranuar gjatë një interviste ku tha se të dy gjyshërit e tij janë me origjinë shqiptare. “Nga ana e babait jam me prejardhje nga Prishtina. Të afërmit nga babai flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë prandaj nuk di shqip”-tha Can Yaman dhe madje tregoi se para disa kohësh ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëndruar 1 muaj.

Një tjetër aktor bukurosh turk me origjinë shqiptare është Kivanç Tatlitug i njohur nga serialet “Gymysh”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e ndaluar” etj. “Po, jam shqiptar”-ka pranuar me krenari aktori kur është pyetur për origjinën e tij. “Babai im është nga Prishtina”-ka treguar Kivançi.

Baris Arduç ka lindur në Zvicër në një familje me origjinë shqiptare. Origjina e familjes së nënës së tij është nga Vlora. Baris u transferua në Turqi në moshën 8-vjeçare. Ai fitoi famë përmes serialit “Dashuri me qira”.  “Kuzgun”, në të cilin ka rol protagonist, është një tjetër serial i suksesshëm turk.

Shtuar 28.01.2022 14:46