Përjashtohen nga “Përputhen”, Edi dhe Ada zbulojnë arsyen nga dhoma e gjumit (VIDEO)

Në rrjet kanë qarkulluar pamje të Eduard Kucit dhe Iraiadës teksa ndodheshin në shoqerinë e njëri-tjetrit jashtë programit “Përputhen” ku supozohet të gjejnë dashurinë.

Si duket produksioni ka marrë vendim për të përjashtuar dyshen nga emisioni, siç kishin paralajmëruar edhe më parë.

Për këtë Eduardi është pyetur nga ndjekësit në një video LIVE në Instagramin e tij. Ndërkohë që ndodhet i zhveshur në dhomën e gjumit, Edi ka zbuluar se është në shoqërinë e Adës duke e pytur atë nëse do t’i përgjigjet pse janë përjashtuar nga “Përputhen”. Në video dëgjohet edhe zeri i saj.

Më pas pranon se janë takuar jashtë programit dhe janë parë në një restorant nga ku janë dërguar edhe foto produksionit./albeu.com/


Shtuar 26.10.2021 10:42