Për kë aktore bëhet fjalë ? Në vitin 1983 ka prezantuar Festivalin e 22-të të Këngës në RTSh

Matilda Makoçi është një aktore shqiptare. Ka lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 19 prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar.

Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, Zbutja e Kryeneces, ne rolin e Bjankës, dhe në tragjedinë Romeo e Xhuljeta, në rolin e Xhuljetes. Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh .

Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin “Hije që mbeten pas”.

Në vitin 1991 emigroi familjarisht në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) në 1993. Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri dhe tani jeton vetëm në Tiranë./albeu.com