Pasi u bë pjesë e platformës +18, Enca pozon nudo edhe në Instagram (FOTO LAJM)

Enca Haxhia u bë kryefjala e mediave rozë pak ditë më parë dhe shkak u bë pjesëmarrja e saj në platformën për të rritur “Onlyfans” nga ku kanë dalë edhe disa foto nudo të saj. Në këtë rrjet social postohen fotografi dhe video +18 tek të cilat mund të kesh akses vetëm me pagesë. Por, këngëtarja nuk është ndalur këtu me fotot provokuese. Përkundrazi, ylli i “Nashta” ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet tërësisht nudo prapa një shkëmbi në bregdet.

“Mund ta fshij më vonë. Pa make-up dhe rroba”, shkruan ndër të tjera në përshkrimin e postimit Enca, duke indikuar se mund të pendoher shumë shpejt që e ndau fotografinë me ndjekësit.

Megjithatë, jemi të bindur se tashmë pjesa më e madhe e fansave të këngëtares e kanë ruajtur foton në telefonin e tyre!


Shtuar 9.06.2021 13:52

Tags: , ,