Pas këtij urimi plot emocion, të gjithë baballarët do të donin një vajzë si Jonida Maliqi

Jonida Maliqi gjithmonë e ka ndarë me fansat e ndjekësit në rrjetet e saj sociale dhe intervista marrëdhënien speciale që ka me prindërit e saj. Por ndërsa mamaja e këngëtares është një “personazh” i njohur në Instagram, sidomos në kohën e karantinës, babai i saj ka zgjedhur të mbajë një profil më të ulët.

Gjithsesi, sot është një ditë speciale pikërisht për të atin e artistes, i cili feston datëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar edhe urimi i Jonidës për të. Bashkangjitur me një foto shumë të bukur të familjes, Maliqi ka shkruar disa fjalë emocionuese për të atin, duke treguar gjithë dashurinë dhe vlerësimin që ka për të dhe duke na zbuluar edhe njëherë marrëdhënien e vecantë që ka pasur që e vogël me të.

“Do më duheshin ditë e netë të tëra për të të shprehur me fjalë dashurinë, respektin dhe fatin e madh që kam një baba si ti. U bëfsh 100 vjeç o krijesë e rrallë e kësaj toke! Të dua aq shumë sa edhe e vogël kur të duhej të shkoje me shërbim unë nuk flija dot pa pulovrën që mbante era babush dhe jam më se e lumtur që këtë erë e ndjej sot e kësaj dite në shtëpi.“- shkruan Jonida.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)