Pas daljes nga BB, Semi Jaupaj tregon për herë të parë rënien drastike nga pesha (FOTO LAJM)

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në ‘Instastory’ një video të krijuar nga ndjekësit e saj, me momente kur ka qenë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ku dhe janë shprehur se u mungon shumë Semi dhe energjia e saj. Ndërsa bukuroshja i ka pyetur nëse u mungojnë gjithashtu edhe 8 kilogramët e mëparshëm të saj, pasi duket se që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, këngëtarja paska rënë goxha në peshë.

Edhe ato +8 kilogram më shumë?