Redon Berani, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, ditën e sotme ishte i ftuar në “Wake Up”.
Nëpërmjet kësaj interviste këngëtari ndau përvojën e tij përgjatë spektalit.
Që nga mendimet për banorët që janë më të preferuarit deri më tani e deri te disa detaje të veçanta.
Si e sheh Eglin tani nga jashtë?
“Po më duket një lojtare shumë e fortë. Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë. Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të fortë dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy.”
Redoni theksoi se mes Eglit dhe Gjestit ka një energji pozitive, duke shtuar:
“Luizi gjeti grua, Neda gjeti burrë, kurse unë gjeta një motër… (qesh). Unë diçka që e urrej më së shumti është të futesh mes diçkaje të bukur. Mes atyre po ndodh diçka e bukur. Çfarë ka pasur me mua është diçka që mund të ndodhte, por unë e ndërpreva rrugëtimin, ndoshta ky ishte gabimi im. Nuk dua të ndërhyj tek diçka e bukur.”
Kënga e re e Redonit, “Dashni me therra”, ngjalli goxha vëmendje nëpër rrjet pasi shumë fansa mendojnë se vajza në klip ngjan me Eglin.
Por në fakt Redoni ka sqaruar keqkuptimet “Kënga është realizuar para se të hyja në ‘Big Brother’. Por është rastësia që e bën të bukur. Mendojnë njerëzit që ia kam dedikuar dikujt, por jo, nuk është dedikim.”
Si e përshkruan vajzën ideale?
“E sinqertë, komunikuese, besnike, të ketë disa forma të mira dhe kaq.”