Nuk ishin fansat? Pse të gjithë po mendojnë se surprizën e Donaldit dhe Beatrix e bëri Lori Hoxha (FOTO LAJM)

Natën e ndërrimit të viteve, me 31 dhjetor 2021, çifti i bujshëm i “Big Brother VIP” morën një surprizë. Donald Veshajd he Beatrix Ramosaj u mahnitën kur panë në qiell një parashutë në të cilën shkruhej:

“No risk, no story”.

Ishte pikërisht ky mbishkrim në pankart që ka bërë ndjekësit të dyshojnë se në fakt surprizën e nisi Lori Hoxha për Donaldin dhe Beatrix, pasi trashëgimtarja e “Top Channel” e kishte përdorur këtë shprehje në një nga fotot e saj të disa ditëve më parë në Instagram, shkruan Albeu.com.

Për më tepër, ishte vetë produksioni i “Big Brother” i cili lajmëroi në nëtor se në shtëpinë e famshme nuk do të mund të dërgohen më surpriza nga qielli dhe se janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve./albeu.com/


Shtuar 5.01.2022 10:33