Nuk fshihen më! Dafina Zeqiri dhe Kreshniku shfaqen në momente intime (VIDEO)

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë ndër çiftet më të komentuar së fundmi, e dyshja duket se po e shijojnë romancën e tyre publikisht. Të paktën këtë na lënë të kuptojmë postimet e tyre të shpeshta ku shfaqen krahë njëri-tjetrit.

Ka qenë Kreshniku këtë herë i cili ka postuar një video ku shfaqet duke u puthur në buzë me këngëtaren, një moment tepër romantik e pse jo të mos ua tregonte ndjekësve të tij.

Sigurisht videoja u ripostua në story edhe nga Dafina, ndërsa komentet kanë qenë të shumta.


Shtuar 31.10.2023 07:47