Bombardohet i vetmi spital i onkologjisë në Rripin e Gazës (VIDEO)

Konflikti i përgjakshmëm Izrael-Hamas vijon të marrë jetë njerëzish. Spitali i miqësisë turko-palestineze në Gaza, i vetmi për pacientët onkologjikë në enklavën e bllokuar, u godit nga sulmet izraelite. Mjeku Subhi Skaik ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë, bombarduan katin e tretë dhe se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Skaik gjithashtu theksoi se bombardimet izraelitë kanë shkaktuar dëme edhe në disa sisteme elektromekanike, dhe se personeli mjekësor dhe pacientët i janë ekspozuar rrezikut.

Në deklaratën e tij të fundit ka deklaruar se ushtria izraelite gjatë ditëve të fundit ka kryer disa sulme në afërsi të spitalit.

Në anën tjetër qeveria turke kishte financuar ndërtimin e spitalit në periudhën nga 2011 deri më 2017, gjë që është një prej spitaleve më të mëdha në Palestinë me një sipërfaqe prej 34.800 metra katrorë, që shtrihen në gjashtë kate që kanë kapacitete prej 180 shtretërve.