Nuk do e njihni/ Ja si duket Jul Deda i ri (FOTO)

Jul Deda, një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV” ka ndarë pak momente më parë një fotografi të tij teksa ka qenë shumë i ri.

Duke bashkuar fotografinë e parë e cila është shkrepur më 1997 dhe tjetra më 2024, Juli shkruan përbri me humor: “Para dhe pas kredisë…!”,- me siguri do ju duket një person komplet tjetër apo jo?

Rikujtojmë që Juli shkoi në podin final me aktoren Egla Ceno, ku kjo e fundit u shpall fituese e edicionit të tretë të “BBV”. Ajo gjithashtu është e vetmja femër në histori që ka fituar një format të tillë.

 


Shtuar 11.06.2024 19:52