Njihuni me temën dhe organizatorët e ‘Met Gala 2025’

Vogue ka shpallur tematikën e mbrëmjes më të madhe të modës që do të mbahet më 5 maj 2025 dhe do të quhet “Superfine: Tailoring Black Style.”

Bashkëorganizatorët e ballos VIP do të jenë aktori Colman Domingo, piloti i garave Lewis Hamilton, reperët A$AP Rocky dhe Pharrell Williams e sigurisht, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour. Ylli i Lakers, LeBron James do të jetë anëtar nderi.
Sipas Vogue, balloja në Muzeun Metropolitan të Artit “do të ketë si subjekt shijen e njerëzve me ngjyrë, duke ekzaminuar rëndësinë e veshjeve dhe stilit në formimin e identiteve të njerëzve me ngjyrë në diasporën e Atlantikut”.

Ekspozita do të përmbajë veshje, piktura, fotografi e plot gjëra të tjera që eksplorojnë stilin e paharrueshëm të njerëzve me ngjyrë, që nga shekulli XVIII e deri sot. Dhe ekipi që do të drejtojë gjithçka mblodhi më të mirët.

Vitin e shkuar, Met Gala u fokusua te delikatesa dhe brishtësia e modës me temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion.” Në ekspozitë u shfaqën 50 krijime të rëndësishme historike që janë tepër delikate për t’u ripërdorur.


Shtuar 10.10.2024 13:40

Tags: ,