Shumë shpejt nënë për herë të dytë? Adelina Tahiri habit me përgjigjjen (FOTO LAJM)

Këngëtarja Adelina Tahiri, ka disa kohë që është larguar nga tregu muzikor. Ajo i është përkushtuar familjes së saj, bashkëshortit dhe djalit të vogël. Por sigurisht nuk ka lënë pas as fansat e saj të shumtë.

Së fundmi, ajo ka bërë një mini intervistë me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme.

“A ke menduar me e pa veten nënë për herë të dytë?”, ishte një nga pyetjet drejtuar Adelinës, e cila ka kthyer një përgjigje që fansat nuk e prisnin. “Shumë shpejt” shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se dëshiron një fëmijë tjetër.

Ndërsa një tjetër e pyet se sa vjeçe është martuar dhe këngëtarja i përgjigjet “25”. Gjithashtu ka patur ndjekës që i kanë kërkuar fotografi me partnerin e saj, i cili është disa vite më i madh se ajo.


Shtuar 21.04.2021 10:27