Ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së motrës së Kris Jenner

Është zbuluar shkaku zyrtar i vdekjes së Karen Houghton, motrës më të vogël të Kris Jenner. Pavarësisht njoftimit të mëparshëm që thonte se ajo vdiq për “shkaqe natyrore”, tani është konfirmuar se shkaku ishte i lidhur me zemrën.

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga TMZ, Karen humbi jetën tragjikisht për shkak të arrestit kardiak dhe aritmisë së papritur kardiake. Dokumentet zbuluan gjithashtu se diabeti i tipit 2 ishte një faktor kontribues në vdekjen e parakohshme të Karen dhe theksoi luftën e saj të kaluar me çrregullimin bipolar.

65-vjeçarja ndërroi jetë më 19 mars. Kris dhe Karen kishin një marrëdhënie shumë të tensionuar. Një ditë më pas, Kris postoi në rrjetet sociale për humbjen zemërthyese të motrës së saj “të sjellshme” dhe “të bukur”.

Duke ndarë dhimbjen e saj në Instagram, Kris shkroi: Me zemër të rënduar dhe pikëllimin më të thellë ju them se motra ime Karen ndërroi jetë dje papritur. Më dhemb zemra për nënën time MJ dhe mbesën time Natalie dhe lutem që Zoti të na udhëheqë të gjithëve. Në këtë kohë të vështirë.

Në përfundim të postimit të saj, Kris ka reflektuar mbi natyrën kalimtare të jetës, duke i kujtuar të gjithëve se jeta është kaq e shkurtër dhe e çmuar dhe e nesërmja nuk premtohet kurrë. Ajo thekson rëndësinë e shprehjes së dashurisë dhe përkujdesjes për të dashurit para se të jetë tepër vonë.


Shtuar 13.04.2024 16:11