Ndahen Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet?

Fansat e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë shprehur shqetësimin se dyshja e superyjeve janë ndarë pas një romance njëvjeçare.

Çifti shkaktoi valë tronditjeje kur u shfaqën tejet romantikë në ceremoninë e 81-të të “Golden Globe Awards” në hotelin Beverly Hilton në fillim të janarit, megjithatë ata nuk janë parë më së bashku që atëherë.

Kylie nxiti pa dashje thashethemet e ndarjes kur postoi një video të TikTok të martën, duke e treguar atë duke kaluar rutinat e saj të përditshme me vajzën e saj Stormi Webster, gjashtë vjeçe dhe motrën më të madhe Kendall Jenner, 28 vjeç.

Fansat dhe komentuesit ishin të bindur se postimi ishte një përpjekje për të ‘lançuar butësisht’ një ndarje, duke theksuar se sa mirë po ia del vetë si nënë beqare që rrit dy fëmijë dhe kujdeset për një perandori biznesi gjithnjë në zgjerim


Shtuar 7.03.2024 18:17